Blog

Thirrje për Aksionerë -“Fluturo me Shqipen”

Projekti “Fluturo me Shqipen” ka si qëllim kryesor evidentimin e  rëndësisë së produkteve “Made in Albania” dhe promovimin e tyre, si dhe mbështetjen për krijimin e një zinxhiri nga prodhimi deri në penetrimin drejt tregjeve rajonale dhe drejt konsumatorit shqiptar në Diasporë. Sipërmarrja e Diasporës zotëron kapacitetin e duhur për të ardhur në ndihmë të fuqizimit të produkteve lokale nëpërmjet forcimit të Brandit Shqiptar. Përveç të tjerash, kjo iniciativë do të ndikojë pozitivisht në sektorin e punësimit dhe rritjen e të ardhurave dhe rrjedhimisht një ekonomi të qëndrueshme.

Për t’u themeluar duhet një kapital fillestar minimalisht 200.000 euro me qëllim zotimin e likuiditetit për vitin e parë të shpenzimeve administrative. Kjo do të jetë një shoqëri që synon jo më pak se 200 aksionerë. Kjo formë ligjore ofron një lidhje të fortë me konceptin e të bërit biznes me ndjenjën e patriotizmit, duke nxitur konsumin shqip. Synohet që aksionerët të jenë biznese të Diasporës, dhe/ose individë në moshë deri në 40 vjeç, me qëllim promovimin e inovacionit dhe të miradministrimit të sistemeve digjitale si në mirëmbajtje ashtu edhe në përmirësim të vazhdueshëm, si dhe të marketingut modern.

Për më shumë informacion shihni dokumentin e mëposhtëm.

Post a comment