Turizmi është një nga sektorët më të rëndësishëm dhe gjeneron sasi të konsiderueshme të të ardhurave në buxhetin e shtetit, buxhetin sipërmarrës dhe atë familjar. Sipas Raportit të Impaktit Ekonomik të Udhëtimit dhe Turizmit 2018, të Këshillit Botëror të Udhëtimit dhe Turizmit (WTTC), duke përfshirë efektet indirekte multiplikative, kontributi total i Turizmit është thuajse trefish më i lartë prej 3.47 bln$, duke përbërë rreth 26.2% të PBB-së, duke e pozicionuar këtë sektor si një ndër kontribuesit kryesor në zhvillimin ekonomik.
Sipas të dhënave të bëra publike në bilancin e pagesave nga BSH, të ardhurat që ekonomia përfitoi nga turizmi në 2018 u rritën me gati 9%, nga 1.7 miliardë Euro në 1.85 miliardë Euro. Vlera e shtuar e këtij sektori është me rëndësi ekonomike dhe strategjike për vendin, pasi për çdo 1 lekë të investuar, krijohen 3 lekë me vlerë të shtuar dhe për çdo 1 të punësuar në këtë sektor, krijohen 3 vende të reja pune.
Referuar punësimit, aktualisht sektori i turizmit punëson rreth 7.7% të forcës totale të punës në Shqipëri, ndërsa deri në vitin 2028 parashikohet të rritet në 8.8%. Referuar të njëjtit raport të Këshillit Botëror të Udhëtimit dhe Turizmit (WTTC), investimet në këtë sektor zënë 7.5% të të gjitha investimeve në vend, ndërsa deri në vitin 2028 parashikohet të rriten në 8.2%.
Inisiativat Fiskale Turizmi
Strukturat akomoduese si “Hotele me katër dhe pesë yje, me status të veçantë” dhe mbajtësit e një marke tregtare të njohur dhe regjistruar ndërkombëtarisht përjashtohen nga tatimi mbi fitimin për…
Kuadri Ligjor për Turizmin
Industria e turizmit ka rritur kontributin e saj në ekonominë e vendit, në aspektin monetar dhe atë të punësimit, duke u bërë kështu sektori kryesor i ekonomisë në Shqipëri. Në…
Inisiativat Fiskale Agroturizmi
Agro-turizmi si një nënsektor, është gjithashtu një pikë e fortë e ekonomisë, duke synuar jo vetëm zhvillimin e ekonomisë lokale, por edhe mirëpritjen e turistëve, me interesin e shtuar për…
Kuadri Ligjor për Agroturizmin
Sektori i agroturizmit përfaqëson një potencial të madh në zhvillimin e Shqipërisë, kështu mbetet pjesë e fokusit të axhendës qeveritare. Ky sektor ka rritur kontributin e tij në ekonominë e…
Rregullat dhe procedurat për Biznes
Turizmi Sipas ligji nr.93/2015 “Për Turizmin”, qëllimi i të cilit, është promovimi i vendit nëpërmjet zhvillimit të qëndrueshëm të tij, rregullimin e marrëdhënieve mes Ministrisë apo çdo institucioni përgjegjës në