Blog

Turizëm & Agroturizëm

Turizmi është një nga sektorët më të rëndësishëm dhe gjeneron sasi të konsiderueshme të të ardhurave në buxhetin e shtetit, buxhetin sipërmarrës dhe atë familjar. Sipas Raportit të Impaktit Ekonomik të Udhëtimit dhe Turizmit 2018, të Këshillit Botëror të Udhëtimit dhe Turizmit (WTTC), duke përfshirë efektet indirekte multiplikative, kontributi total i Turizmit është thuajse trefish më i lartë prej 3.47 bln$, duke përbërë rreth 26.2% të PBB-së, duke e pozicionuar këtë sektor si një ndër kontribuesit kryesor në zhvillimin ekonomik.

Sipas të dhënave të bëra publike në bilancin e pagesave nga BSH, të ardhurat që ekonomia përfitoi nga turizmi në 2018 u rritën me gati 9%, nga 1.7 miliardë Euro në 1.85 miliardë Euro. Vlera e shtuar e këtij sektori është me rëndësi ekonomike dhe strategjike për vendin, pasi për çdo 1 lekë të investuar, krijohen 3 lekë me vlerë të shtuar dhe për çdo 1 të punësuar në këtë sektor, krijohen 3 vende të reja pune.

Referuar punësimit, aktualisht sektori i turizmit punëson rreth 7.7% të forcës totale të punës në Shqipëri, ndërsa deri në vitin 2028 parashikohet të rritet në 8.8%. Referuar të njëjtit raport të Këshillit Botëror të Udhëtimit dhe Turizmit (WTTC), investimet në këtë sektor zënë 7.5% të të gjitha investimeve në vend, ndërsa deri në vitin 2028 parashikohet të rriten në 8.2%.

Support