Turizmi është një nga sektorët më të rëndësishëm dhe gjeneron sasi të konsiderueshme të të ardhurave në buxhetin e shtetit, buxhetin sipërmarrës dhe atë familjar. Sipas Raportit të Impaktit Ekonomik të Udhëtimit dhe Turizmit 2018, të Këshillit Botëror të Udhëtimit dhe Turizmit (WTTC), duke përfshirë efektet indirekte multiplikative, kontributi total i Turizmit është thuajse trefish më i lartë prej 3.47 bln$, duke përbërë rreth 26.2% të PBB-së, duke e pozicionuar këtë sektor si një ndër kontribuesit kryesor në zhvillimin ekonomik.
Sipas të dhënave të bëra publike në bilancin e pagesave nga BSH, të ardhurat që ekonomia përfitoi nga turizmi në 2018 u rritën me gati 9%, nga 1.7 miliardë Euro në 1.85 miliardë Euro. Vlera e shtuar e këtij sektori është me rëndësi ekonomike dhe strategjike për vendin, pasi për çdo 1 lekë të investuar, krijohen 3 lekë me vlerë të shtuar dhe për çdo 1 të punësuar në këtë sektor, krijohen 3 vende të reja pune.
Referuar punësimit, aktualisht sektori i turizmit punëson rreth 7.7% të forcës totale të punës në Shqipëri, ndërsa deri në vitin 2028 parashikohet të rritet në 8.8%. Referuar të njëjtit raport të Këshillit Botëror të Udhëtimit dhe Turizmit (WTTC), investimet në këtë sektor zënë 7.5% të të gjitha investimeve në vend, ndërsa deri në vitin 2028 parashikohet të rriten në 8.2%.
Pse Shqipëria?
INCENTIVAT FISKALE:
- TVSH e reduktuar prej 6% për objektet akomoduese turistike;
- TVSH-ja e reduktuar prej 6% zbatohet për çdo furnizim të shërbimeve të ofruara në “Hotel / Resort me 5 yje” me status të veçantë;
- Strukturat akomoduese si “Hotele me katër dhe pesë yje, me status të veçantë” dhe mbajtësit e një marke tregtare të njohur dhe regjistruar ndërkombëtarisht përjashtohen nga tatimi mbi fitimin për një periudhë 10 vjeçare, duke filluar nga fillimi i veprimtarisë, por jo më vonë se 3 vjet nga marrja e statusit të veçantë. Ky përjashtim jepet për hotelet “katër dhe pesë yje”, deri në dhjetor 2024;
- Përjashtimi nga tatimi i ndikimit në infrastrukturë për objektet e akomodimit “Hotele me pesë yje, me status të veçantë”, mbajtës të një marke tregtare të njohur dhe regjistruar ndërkombëtarisht;
- Përjashtimi nga taksa e ndërtimit për objektet e akomodimit “Hotele me pesë yje”, me status të veçantë”, mbajtës të markës tregtare të njohur dhe regjistruar ndërkombëtarisht.
Produktet Kryesore Turistike
Bregdet | Natyrë, Ekoturizëm, Rural | Kulturë dhe Trashëgimi | Produkte dytësore |
Plazh (rërë dhe det) | Turizmi i Aventurës | Museume | Lloje të tjera të turizmit |
Plazh – miks | Ekstreme dhe joesktreme | Aktivitete | Shëndet (Spa ect) |
Plazh – rurale | Eko – turizëm | UNESCO sites | Wellness |
Mjedis Rural | Festivale | Sport dimëror | |
Agro-turizëm | Art | Kamping | |
Trashëgimia rurale | Histori | ||
Aktivitetet kulturore | Arkitekturë | ||
Turizëm Malor |
Produkte me Interes të veçantë
City Break | Alpinizëm |
Agro turizëm | Sporte Uji |
MICE | Peshkim/Gjueti |
Festivale religjose | Parashutim |
Agro-turizmi
Agro-turizmi si një nënsektor, është gjithashtu një pikë e fortë e ekonomisë, duke synuar jo vetëm zhvillimin e ekonomisë lokale, por edhe mirëpritjen e turistëve, me interesin e shtuar për të njohur Shqipërinë dhe për të shijuar produktet tipike të zonës.
INCENTIVAT FISKALE:
- TVSH e reduktuar prej 6% për objektet akomoduese të çertifikuara si ‘subjekte agro-turizmi’. Një nga kriteret kryesore për çertifikimin si ‘subjekt agro-turizmi’ është se duhet të kenë kapacitete akomodimi nga 6-30 dhoma;
- Tatim mbi fitimin i reduktuar prej 5%;
- Përjashtimi nga tatimi i ndikimit në infrastrukturë.
- Përjashtimi nga tatimi i ndikimit në infrastrukturë.
Sektorët Strategjikë