UDHËZUES MBI PROTOKOLLET E MASAVE SIPAS KATEGORIVE TË BIZNESIT

Protokollet e përcaktuara, sipas kategorive të bizneseve, në kuadër të masave të detyrueshme për ndalimin e shpërndarjes së pandemisë COVID-19.

    • Protokoll jeshil (për aktivitete me rrezik të ulët)
    • Protokoll i Verdhë (për aktivitete me rrezik mesatar)
    • Protokoll i Kuq (për aktivitete me rrezik të lartë)

Nën çdo kategori protokolli, janë veçuar veprimtari me rrezikshmëri të lartë brenda kategorisë dhe janë përcaktuar protokolle përkatëse.
Nëse sipërmarrja, nuk i përket asnjë prej nën-kategorive të mësipërme, atëherë protokolli i aplikueshëm duhet të zbatohet sipas numrit të punonjësve që punojnë në kompani:

Po ashtu, në rast se sipërmarrja gjykon rrezikun e veprimtarisë së saj, në terma menaxhimi ndryshe (psh puna me orare), ju rekomandojmë të drejtoheni me shkresa zyrtare, pranë institucioneve përgjegjëse për monitorim dhe të merrni aprovim me shkrim, për të siguruar se çdo masë është e tillë që të mos lejojë përhapjen e mëtejshme të COVID-19.

Protokollet e veçanta për bizneset:

TASK FORCE

Kujdes!

Ju informojmë se është krijuar një “TASK FORCE” i cili do
të vijojë me kontrolle në biznese, në lidhje me respektimin e
protokolleve të vendosura dhe respektimit të tyre si dhe udhëzimeve
të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë.

LICENSIMI

Kujdes!

Për të bizneset është e detyrueshme t’i komunikojnë me
e-mail Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Sociale,
gjeneralitetet dhe licensat e personit përgjegjës të kompanisë për
sigurinë dhe shendetin në punë.
Email- info@sli.gov.al