Blog

Vizita e Ambasadorit të Japonisë në Shqipëri Sh.T. Z. Takada Mitsuyuki

Kryetari i Dhomës së Biznesit të Diasporës z. Ardian Lekaj sëbashku me Drejtorin Ekzekutiv z. Durim Tabaku u takuan sot me Ambasadorin e Japonisë në Shqipëri Sh.T. z. Takada Mitsuyuki. Kjo ishte vizita e parë që një Ambassador i akredituar në Republikën e Shqipërisë kryen në ambjentet e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare.

Ambasadori Mitsuyuki shprehu entuzismin dhe vlerësimin për mjedisin e ngrohtë, mikëpritës dhe të sigurt që gjeti në Shqipëri. Kryetari i DHBD z. Lekaj e përgëzoi për detyrën e tij në Shqiperi dhe shprehu konsideratën e tij personale dhe institucionale për vendin që ai përfaqëson. Gjithashtu, z. Lekaj shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit duke theksuar se mjedisi ligjor dhe proçedurial për invesimet e huaja në vend është përmirësuar ndjeshëm.

Ambasadori u njoh me aktivitetin e DHBD nëpërmjet një prezantimi të shkurtër dhe në vijim  bashkëbisedimi u fokusua në burimet dhe hapësirat e shumta të investimit në Shqipëri. Ambasadori përmendi ecurinë positive të sipërmarrjes japoneze në Kamëz ku një prej gjigandëve aziatikë të indistrisë elektrike, e specializuar në prodhimin, montimin dhe dizajnin e instalimeve elektrike me kompaninë Sews Cabind Albania Shpk, ku janë punesuar rreth 2000 punonjës zhvillon aktivitetin me sukses.

Bashkëpunimi në vijim do të fokusohet në shkembimin e informacionit për të bërë të mundur që edhe shumë kompani të tjera japoneze të drejtojnë vëmendjen e tyre drejt zhvillimit të biznesit në Shqipëri.

Në mbyllje të këtij takimi Kryetari i DHBD e falenderoi Ambasadorin Mitsuyuki për vizitën dhe i dhuroi simbolikisht një punim artizanal përfaqësues shqiptar.

Post a comment