Blog

Zhvillimi i Biznesit

Dhomës së Biznesit të Diasporës, është e angazhuar të mbështesë cilindo biznes që dëshiron të krijojë rritje ekonomike në Shqipëri, duke përfshirë investimet e Diasporës në Shqipëri dhe bizneset shqiptare që dëshirojnë të zgjerojnë aktivitetin e tyre në tregje të reja.

Në kuadër të bashkëpunimeve të krijuara mes AIDA, ADISA, IOM Albania – Connect Albania e memorandume me Dhoma të tjera biznesi, ndjek individualisht çdo biznes që përqaset, me ekspertizë të lartë ligjore, ekonomike, strategjike, komunikimi etj., duke ofruar kështu mundësinë per anëtarët e saj të zhvillojnë bizneset e tyre.

Po ashtu falë rrjetit të gjerë mundëson prezantimin mes bizneseve anëtare duke përfituar nga pjesëmarrja e tyre në forume biznesi, takime me drejtuesit e institucioneve, aktivitete të ndryshme biznesi, takime B2B në Shqipëri dhe jashtë saj.