Blog

ZONA E KOPLIKUT, MALËSI E MADHE, SHKODËR

Kopliku është qendra administrative e zonës së Malësisë së Madhe, me vendodhje në veriperëndim të Shqipërisë, në afërsi të qytetit të Shkodrës. Është e rrethuar nga Liqeni i Shkodrës duke na ofruar mundësi të madhe në fushën e turizmit.

Kopliku është një zonë me burime natyrore (minerale, hidro etj.) dhe krenohet me kushte të favorshme për zhvillimin e turizmit dhe një fuqi punëtore që është edhe dinamike dhe konkurruese në rajon.

Shumëllojshmëria e peshqve që e quajnë liqenin shtëpinë e tyre ka ndihmuar komunitetet fqinje duke përmirësuar mirëqenien e banorëve të zonës duke rritur prodhimin dhe përdorimin efektiv të burimeve. Kompanitë që do të operojnë brenda zonës TEDA do të kenë mundësi të shesin produktetet e tyre në tregjet e brendshme, rajonale dhe ato ndërkombëtare.

  • Prodhimtari, industriale dhe agro-përpunim
  • Turizëm
  • Tregti dhe magazinim të mallarave
  • Shërbime
  • Të tjera
  • Koplik→ Tirana 118km.
  • Aeroporti Tirana International “Nënë Tereza” 102 km
  • Durrës 124km
  •  Porti i Durrësit 125km
  • Porti i Shëngjinit 45km
  • Porti i Bar (Mali i Zi) 68km
  • Dogana në pikën kufitare Hani i Hotit (kufiri me Malin e Zi) 16 km
  • Dogana në pikën kufitare Morinë (kufiri me Kosovën) 187 km